Zgjidhja e krizës nga paterica

Shkruan: Mustafë B. Kadriaj

Kosova një vend i veqant ashtu si vet pavarsia e saj poashtu edhe rrugtimi  historikë, politkë dhe ekonomik. Ne rrugtimin e saj si vend me të gjitha peripetit nuk mund të fajsohemi sepaku si qytear sepse përkunder vullnetit nuk kishim mundësi të gëzonim të drejtën si popull të garantuar edhe me kartën e Kombeve të Bashkuara. Me shpalljen e pavarsisë si vend përkunder përkrahjes nga vendet me cilsore si për nga fuqia politke dhe ekonomike, fqini verior dhe aleatet e saj mundoheshin të kontestonin pavarsinë e Kosovës si akt por miqt e Kosovës ia dhanë një emër diplomatikë për të arsyetura si një akt Suigeneris, pra diqka e veqant si shpallje. Termi suigeneris në fillim u prit me habi por shum shpejt u pranua dhe u bë alfa dhe e omega e çdo prononcimi nga lideret shtetror të Kosovës sa qe u bë pjesë e batutave të qytetarve. Që nga pavarsia e deri më tani suigeneris-i e përcjelli Kosovën në çdo aspekt e sidomos në atë politkë dhe ekonomik kur flasim politkë si në nivel ndërkombëtar por edhe në politkën e brendëshme.

Duke e kursyer lexuesin në do të ndalemi tek elaburimi i krizave nga shkatarët e krizave duke marrur si retrospektvë krizën e vitit 2014 e cila për fatin jo të mir u bë shembull që të tentohet të krijohet edhe një krizë që në një farë mënyre për këta tre muaj të verës vetëm filluan simptomat e krizës. Si duket lideret politk pa dallim të gjith “thirrnin në tejkalim të interesave partiake” duke  dhënë përprapsi interesit nacional të Kosvës. Qytetari i Kosovës për të dytën herë po hipnotizohej me fjalët plot patriotizëm të liderve politke edhe këtë vit sipas rezultateve të zgjedhjeve të Qershorit 2017 krijuan një krizë që në fakt arteficiale por që më shumë për të ngritur pazarin e partive politike e në disa raste edhe të disa deputetve që nga edukimi shkollor janë nën çdo nivel, për të nominuarin për kryeminister nga koalicioni PAN shihej si shpetimtar që të zenë ulësen e kryeminstrit. Deri sa vlersohej e në shumicën e rasteve mbivlersoje vlera e tyre si numër e mësë paku si vlerë morale dhe akademike në Kosovë filluan simptomat e krizës. Si rezultat që Kosova kishte qeveri në detyrë ( në ikje) sëpari humbi një marrveshje me FMN-ën në vlerë 16 milion euro, poashtu partit politke për konsum ditor u munduan që të krijojn një krizë arteficiale gjoja se Kosova edhe dy javë nuk do të ketë furnizim me energji elektrike (në fakt nuk ka kuptim) me të vetmin qëllim që të jetë si presion nga tabori LAA që të thyejn parimet e tyre por që nuk rezultoi, si rezultat që ekonomia dhe bizneset e Kosovës ishin pa Zot shtëpie që të mbron interesat e tyre, Shqipria për kundër takimëve të dy qeverive dhe marrveshjeve për tregti të lirë pikrisht në Korrik ngriti të ashtuqujeturën referencën doganore për prodhimet bujqësore nga Kosova si qepën dhe patatën poashtu edhe fqini tjetër Maqedonia vazhdoi me barriera të cilsuara si jo doganore por për shkak të neglizhencës duke mos i dërguar inspektorët e ushqimit që ti liqencojn prodhimet Kosovare që të mund të shitën në tregun Maqendon sa që duke mos kthyer përgjigjëje me nga 6 muaj që nuk do shum mend dihet qëllimi. Përdersia partit politike pozicionoheshin në taboret e tyre ekonomia e Kosvës çdo ditë e më shumë përballej me sfidat e saj sa që për të vazhduar projektet dhe pagesat si qeveri duhet të rishikohej buxheti e që për fatin jo të mirë të ekonomisë një gjë nuk ishte e mundur sepse nuk funksiononte parlamenti dhe institucionet.

Artificialisht Kosova ishte pa zgjidhje sepse si mandatar i par ishte PAN por përkunder tentimit nuk i kishte numrat, VV dhe LDK për shkak të kaluarës dhe orinetimit politkë nuk mund të pajtoheshin si alternativë qeverisëse ndërsa Kosova dhe ekonomia anemike kërkonte “shpëtimtarin”. Shpëtimtari reflektoi e ky ishte lideri i AKR-së Behxhet Pacolli sëpari me ultimatume e ne fund duke hyrë në gjirin e PAN-it. Për Pacollin gjithnjë është folë dhe përfol që mund ti bashkangjitet PAN-it dhe  ti jep zgjidhje por që hezitimi i tij që ti bashkohej Pan-it u vërtetua që kishte dy qëllime “moralin para qytetarit dhe partnerve të koalicionit por më  e rëndësishmëja duke e rrit pazarin politkë për kundër rezultateve në zgjedhjet e fundit duke u mandatuar me katër deputet që po të krahasojm me zgjedhjet e kaluara i bie që ka marrë më pak vota se në vitin 2014 por që për koalicionin PAN dhe të nominuarin për kryeminister nuk kishte rëndësi cilësia por vetëm numrat sa që më shumë i dha AKR-së qeveri se sa që ka mandatar në parlament. Koalicioni PAN dhe mandatari për kryeminister duke e pasur punën ngusht pothuajse ia leshuan të gjith mandatin qeverisës AKR-së së Behxhet Pacollit për çka i kuptoj drejt por besoj që nëse ka pak ndërgjegjëje ama nëse ka Pacolli mos të arsyeton që e bëri për të mirën e Kosovës sepse këtë e dinë secili qytetar me vetdije nomale. Kjo tregon mëse miri sepse pozita e zevendës kryeminstrit, pesë ministrive dhe poashtu edhe shtat zëvendësministra e hudhë posht “moralin” e Pacollit, por sidoqoftë si koalicion i hendikepuar normal që ka nëvoj për paterica e mendoj që AKR dhe Behxhet Pacolli nuk munden me hy në punë më shumë se sa një patericë dhe derisa të konsolidohen institucionet sepse as më përfaqsim te deputetëve por edhe për nga struktura kadrovike nuk mundet me përfaqsuar qytetarin por ashtu edhe të menaxhon me dikasterët që i ka marrë me marrveshjën me PAN. Duke u njohur për publikun si parti e Pacollit e më së paku si parti që vendeosin strukturat e partisë sepse të githa pozitat vitale janë Pacollt tjeret dekor duke u bazuar se dy Pacoll janë mandatuar si deputet poashtu edhe shefi shtabit është Pacoll edhe i nominuari për kryetar të Prishtinës për zgjedhjet e 22 Tetorit është Pacoll paramendo edhe ministrat të jenë me mbiemrin Pacolli , kjo lene me kuptu që financimin e partisë Pacolli  po e arsyeton me këtë marrveshje. Koalicioni PAN dhe mandatari për kryeminister z.Haradinaj edhe pse kan arritur marrveshje me liderin e AKR-së nuk do të jenë edhe aq rehat sepse deputeti nga radhët e AKR-së z.Korab Seidiu është deklaruar që nuk do të voton z. Haradinaj për kryeminster sa që ka paralajmruar largim nga AKR poashtu edhe pozita e Pacollit sipas marrveshjes si zevendës kryeminster dhe minister i punëve të jashtme do ta humb mandatin e deputetit pra sipas deputetëve që ka AKR me dy deputet AKR do të udhëheq me 5 minstri një zëvendës kryeminster dhe me 7 zëvendësmisntra pra këtu kemi veteëm një fitues apo më drejt një përfitues e ai është Behxhet Pacolli dhe kompania e tij AKR pra ky është morali i Pacollit “për të mirën e Shtetit të Kosovës”. Përkundër krizës institucionale për tre muaj dhe pazarit të majëm të Pacollit mendoj që edhe nëse kjo qeveri ka jetëgjatësin vetëm 6 muaj mendoj se ia vlenë sepse si një vend me brishtësi si nga ana institucionale dhe ekonomike si qytetar i Kosvës duhet ti gëzohemi kësaj marrveshje sepse me mir një qeveri e dobët se sa një anarki. Republika suigeneris mbas 10 viteve pavarsi “shpëtimtari i vie nga një parti patericë që të tejkaloj krizën. Pra qytetari është ardhur në atë pikë që përkunder korrpsionit dhe mashtrimit dhe anraksisë është pajtuar që mos të pret mbështetjen nga institucionet kam bindejn që do ti gëzohet faktit për arritjen e kësaj marrveshje për momentin e nevojshme. Më në fund PAN i bëri numrat përkundër cilësisë së dobët patericat i kushtuan.