Ylli paguan një super-trajner për sezonin e ri

Si duket klubi i basketbollit “Ylli” e ka marrë seriozisht sezonin e ri. Në gjirin e vet ka marrë një trajner të njohur. Bëhet fjalë për Denis Bajramoviq.

Bajramoviq është kroat dhe ka një karrierë të gjatë në drejtimin e klubeve, për të cilën mund të lexoni më poshtë:

Ka filluar karrierën si trajner në klubin “JUG” në Dubrovnik në vitin 1990 në Ligën e Dytë të Jugosllavisë.

Deri tani ka udhëhequr ekipet si:

  1. B.C. JUG – Dubrovnik – 1 vit
  2. B.C. Konavle – 4 vite
  3. B.C. Zrinjski Mostar (Bosnia and Herzegovina) – 2 vite
  4. B.C. Sibenka – gjatë dy periudhave, në periudhën e parë 2 vite dhe në periudhën e dytë 1 vit
  5. B.C. Zagreb – 4 vite, plus 1 vit ekipin junior ku ka punuar me lojtarë si : Tomic, Prkacin, Zoric, Saric, Hezonja, etj
  6. Ekipin kadet të Kombëtarës se Kroacisë, gjenerata 1989. (ka punuar me lojtarin Bojan Bogdanovic…) – 1 vit.
  7. Ekipin junior të Kombëtares së Kroacisë, gjenerata 1986. (Ante Tomic…) – 1 vit
  8. Ndhimës trajner i ekipit kombëtar të Bosnia dhe Herzegovinës – 2 vite
  9. Ndihmës trajner i Union Olimpia ( Slloveni).

Dy vitet e fundit ka drejtuar BC Dubrovnik në ligën e dytë kroate.

Gjatë karrierës si trajner ka fituar këto trofe:

  1. B.C.Union Olimpia – Kupë dhe superkupë
  2. B.C.Zagreb – Kupë dhe superkupë, kupa “Drazen Petrovic”

– Junior Euroleague Barcelona 2011 dhe Junior Euroleague Rome 2012.

  1. B&H kualifikim dhe pjesëmarre në Kampionatin Europian Slovenia 2013