Trashëgimia e Therandës

Shkruan Pranvera Gashi :

Në përgjithësi, trashëgimia kulturore  e Kosovës  përballet me katër sfida kryesore.

E para ka të bëjë me mosnjohjen e thellë të tashigimisë, e dyta me mos vedijsimin e qytetarëve për trashigimin e tyre, e treta për konservimin dhe restaurimin e saj dhe e katërta qasja politike ndaj trashigimisë.  Kur dua të flas për rëndësin e e trashigimisë  kulturore të Kosovës si fillim dua të ndalem për të  diskutuar për trashigimin e vendlindjes sime (Therandën) e cila ka një trashigimi të lasht ndër shekuj.

Por sa promovohet kjo trashigimi ndaj qytetarëve të qytetit tim është  për tu ardhur keq nga organet kopetente të cilat “reklamojnë” një  muze të tillë. Një Muze që  lirisht mund ta quaj “E BUKURA DHE BISHA” për nga arkitektura e saj e cila është rrethuar e po thuajse e ngulfatur nga betonimi  “Si s’ka më mirë që të ruhet” një Art/Arkitekturë e cila nuk  ngërthen në vete asgjë pos kaosin e Arkitekturës  Kosovare. Nuk e di si ishte vedijsimi i qeverisjes së kaluar që të realizohet një  projekt i tillë. E si mos të reagosh nga qeverisja aktuale ku qytetari nese i shkon mendja për ta vizituar këtë Muze të mrekullushëm nuk e  di nga kush do pritet apo nga kush do te promovohet ajo trashigimi e pasuruar e Therandës. Mund të flas nga provoja ime jo nga gojdhënat apo mendimet e qytetarëve që këtë Muze që kisha shprehur deshiren për ta vizituar me muaj të tërë nga kurreshtja se cfare do ketë brenda, cfarë do më promovoj për trashigimin kulturore të qytetit time. Ishte një deshirë  shumë e madhe dhe mezi gjeja kohë të lirë për ta vizituar pasi nuk kisha shume hapsirë të mirrem me vizitat, të dashur qytetarë vajta katër herë radhazi për ta  vizituar ditëve të punës në oret e punës por sa herë kam shkuar në këtë Muze të “bukur” e gjeja mbyllur dhe tek një rast punojësi i muzeut arriti të me shihte por ishte absurde për të për të zbritur posht dhe të me shërbente por më e lehtë ishte të më shikonte nga dritarja…. isha shume e deshpëruar që kjo trashigimi që kemi të mbahet e mbyllur  jo vetem ne nivel komunal por edhe ne nivel vendi.

Sa e mjerushme për një punojës i cili nuk ja din vlerën trashigimisë së vet por është i punsuar politikisht apo se ka ‘sebep’ dikend në komune e njerzit kopetent për këtë punë qendrojnë rrugëve është për të brengosur ky fakt se si me një veprim i tillë nuk arrihet të mirren masa. Si te vedisohemi ne qytetare kur muzeu qëndron i mbyllur, si të mesojm për trashigimin kur nuk ka kush të na promovoj atë. Shpresoj në fjalen DO TË BËHET MIRË amo kur se ?. Kur gjithëqka të keqpërdoret të shitet dhe të falet, atëhere kem se qka të promovojmë për publikun Trashigimin moderne Shqiptare të cilen nuk kemi fre për të frenuar.