Kryetari Asllanaj ka inspektuar punimet në fshatin Krushicë

Kryetari i Komunës Sali Asllanaj me bashkëpunëtorë, ka inspektuar punimet në rrugën “Sali Tahiri” në fshatin Krushicë.

Kjo rrugë që ka një gjatësi prej afro 1000 metra dhe ka një vlerë prej rreth 38 mijë euro, po shtrohet me kubëza betoni dhe do të përmirësoj kushtet për lëvizje banorëve të këtij fshati malor. Kryetari Asllanaj ka biseduar edhe me banorët e kësaj lagje dhe i ka pyetur ata për kërkesat që kanë.- njofton  Zyra për Informim në Komunën e Suharekës.