Genc Bekteshi, piktori që po përfaqëson qytetin gjithandej [foto]

Genc Bekteshi është piktori nga Suhareka që po ftohet gjithandej në kolonitë e artistëve për të treguar punën e tij.

Pikturat e tij kanë bërë që Bekteshi t’i kalojë edhe kufijtë e vendit për të qenë pjesë e organizimeve artistike. Së fundi ai ka qenë në dy koloni të artistëve, një në Gostivar dhe në Pljevlja të Malit të Zi.

Në Pljevlja, Genci ka qenë pjesëmarrës me një numër të madh artistësh nga Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Rusia, duke qenë i vetmi artisti i nacionalitetit shqiptar.

“Atje ishte një vend fantastik me një natyrë shumë mbresëlënëse. Prej natyrës edhe kam marrë frymëzimin për të pikturuar”, ka thënë ai.

Genc Bekteshi gjatë qëndrimit në Pljevlja është prononcuar edhe për Radio Televizionin publik të Malit të Zi, ku ka folur për punën e tij, e cila ra në sytë e gazetarëve.

Ai njihet si një prej artistëve më alternativ në Kosovë, teksa në qytetin e Suharekës ai është sinonim i artit dhe i portreteve.